Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq deklaroi të hënën se “nuk ka dyshim se Prishtina po tenton të shkaktojë tensione” në prag të zgjedhjeve në Kosovë.
Simiq në një deklaratë për media kryetarin e Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq dhe të birin e tij Aleksandar i ka quajtur “klan në shërbim të Prishtinës”.
“Dje, aktivistët e Lista Serbe janë sulmuar, dje është sulmuar Serbia, pasi që nëse dikush kërcënon aktivistët e Lista Serbe, kërcënon sigurisht edhe shtetin tonë…Pra, nëse prokurori shqiptar liron dikë krahas dhjetë dëshmitarëve të cilët pohojnë se Aleksandar Jabllanoviq sulmoi aktivistët tanë, atëherë këtu gjërat janë plotësisht të qarta”, tha Simiq. Sipas tij, populli serb duhet ta di se kush qëndron mbrapa “klanit Jabllanoviq” dhe seriozitetin e situatës. “Këtë nuk do t’ua lejojmë”, ka theksuar Simiq.
Mustafa i LDK-së: Procesi zgjedhor po ecën mirë, shfrytëzoje...
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin