Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se është e qartë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk ka ndërmend të heqë dorë nga plani për konvertimin e targave nga serbët, me të cilin ai thotë se “dëshiron që ta cenojë paqen”.
Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës, Simiq nuk harroi diskursin e trashëguar të Vuçiqit, duke thënë se “serbët nuk do ta lejojnë shtypjen”.
Siç thotë ai, nuk ka asnjë serb që është i gatshëm t’i ndërrojë targat e lëshuara nga Serbia.
“Në këtë kuptim, reagimi dhe përgjigja është shumë e qartë. Vendosja e gjobës së parë do të jetë arsyeja e një reagimi të ashpër ndaj planit të Kurtit për heqjen e të drejtës së të drejtës së serbëve, konfiskimin e pronës së tyre dhe mohimin e të drejtës për lirinë e lëvizjes”, tha Simiq për TV Pink.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...