Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë, në vazhdën angazhimeve dhe qasjes aktive në ofrimin e sigurisë në shkolla, ashtu edhe në fushën e vetëdijesimit, me fillim vitin e ri shkollor 2018-2019, po vazhdon me implementimin e planit operativ ‘Siguria në shkolla’.
Që në javën e parë zyrtarët policorë të Njësisë së Trafikut Rajonal janë duke mbajtur ligjërata me nxënës të shkollave fillore me temën ‘Njohuri elementare për sigurinë në trafikun rrugor’, ku kryesisht po përfshihen nxënës të ciklit të ulët.
Përveç ligjëratave teorike në fushën e sigurisë në trafik, nxënësve po u shpërndahen edhe broshura me përmbajtje e ilustrime të rregullave primare e elementare për sigurinë në trafik.
Këto ligjërata po zhvillohen nëpër hapësirat shkollore, ku në fazën e parë do të përfshihen shkollat fillore të cilat kanë qasje në rrugë rajonale dhe magjistrale. Këto ligjërata kanë për synim të plotësojnë nxënësit me njohuri shtesë dhe të domosdoshme në fushën e rregullave primare të sigurisë në trafik.
Angazhimet policore për ofrimin e sigurisë si dhe lëmin e këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor.
Peleshi vizitë zyrtare në Irlandë, takohet me homologen Murp...
Aksident me fatalitet në Gjakovë: U përplas me shtyllë elekt...
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Shfaqet një baner i madh e mbështetës për krerët e UÇK-së në...
QKUK realizon me sukses operacionin për heqjen e plumbit nga...
2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për serbin që sulmoi KF...