Komandati i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, shefin e Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Itali, gjeneralmajor Giuseppe Bertoncello.
Gjatë takimit të sotëm, u diskutua mbi çështjet kryesore të sigurisë në Kosovë dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e gjatë dhe profesional të Italisë në KFOR, duke theksuar angazhimin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mision.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...