Koronavirusi mori edhe një jetë sot në Kosovë. Personi i cili ndërroi jetë është një 53 vjeçar nga Rahoveci.
Ai nga dita e premte ishte duke u trajtuar në mjekimin intensiv. Ky është personi i 36 që vdiq nga Covid-19 në Kosovë që nga fillimi i pandemisë. kësaj shifre, edhe numri i pacientëve që po kërkojnë trajtim në Klinikën Infektive është rritur dukshëm.
Madje Klinika Infektive sipas drejtueses Lindita Ajazaj ka filluar të mbingarkohet, dhe është rritur fluksi i personave të cilët po kërkojnë ndihmë tek ambulanca për koronavirus.
Numri i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 2,169 derisa janë shëruar 1,047 persona, dhe janë konfirmuar 36 viktima. Komunat me më së shumti raste aktive janë Prishtina, Vushtrria dhe Prizreni. Kryeqyteti i Prishtinës ka rreth 315 raste aktivbe, pastaj vije Vushtrria me 250 dhe Prizreni me 96. Malisheva, që dikur ishte një nga vatrat e koronavirusit, më nuk ka asnjë rast aktiv ku nga 77 të prekurit janë shëruar 76.
Në njoftimin e fundit të IKSHPK’së, 96 persona rezultuan të prekur me koronavirus, dhe 29 të shëruar. Komuna e Gjilanit kishte më së shumti raste, rreth 20, më pas Prishtina e Prizreni me 19 raste. Sot është shënuar edhe viktima e 36.Deri tani në Kosovë janë 1,086 raste aktive.
Tërmet në Itali, banorët dalin në rrugë të frikësuar, pezull...
Rritet bindshëm numri i turistëve në Kosovë
Maqedonci takohet me komandantët e NATO-s dhe KFOR-it, fokus...
SHBA, thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani tani!
Laporta jep një arsye pse lojtarët madrilen nuk e bën gardën...
Mbyllet për media seanca në rastin e Rozeta Hajdarit