Myslimanët në mbarë botën, nga dita e shtunë për 29 ditë rresht do agjërojnë, duke shprehur kështu dashurinë, falënderimin dhe përkushtimin e tyre ndaj Zotit.
Për këto 29 ditë të muajit të madhërishëm të Ramazanit, sofrat e besimtarëve mysliman për iftar dhe syfyr janë të mbushura me ushqimet më të mira që ekzistojnë.
Por, si ndikon agjërimi dhe cilat janë ushqimet e preferuara që duhet të konsumohen gjatë iftareve dhe syfyreve.
Për Arbresh.info, nutricionistja, Egzona Isufi, tregon edhe efektet e agjërimit në trupin e agjëruesve.
Ajo thotë se agjërimi mund të ketë shumë përfitime shëndetësore kur kryhet në mënyrë të balancuar.
“Përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës (mund te ndihmoje ne kontrollin e sheqerit ne gjak) Përshpejton metabolizmin (përmirëson tretjen dhe ndihmon ne djegien e yndyrës) Detoksifikon trupin (redukton inflamacionin dhe ndihmon ne eliminimin e toksinave nga trupi) Përmirëson funksionin e trurit (mund të ndihmojë në përqendrim dhe në kujtesë) Përmirëson shëndetin e zemrës (ulë kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut”, shpjegon Isufi.
Ajo, ka treguar edhe ushqimet që preferohen për iftar.
“Hurma dhe uji, (rikthejnë elektrolitet dhe sheqerin në mënyrë të shëndetshme, supë e lehtë perimesh ose pule për hidratim dhe kthim elektrolitesh. Karbohidrate komplekse tërshërë, quinoa, oriz integral ose patate për energji. Perime dhe sallata për fibra dhe vitamina. Kosi dhe djathi i butë për probiotik dhe mbështetje të tretjes”, theksoi ajo.
Isufi ka treguar edhe se cilat ushqime nuk preferohen për në iftar, si ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme, pijet e gazuara dhe të sheqerosura, sheqernat e rafinuara dhe mishi i përpunuar.
Kurse për syfyr sipas saj duhet të konsumohen vezët, gjizë ose mish i lehtë.
“Syfyri është shumë i rëndësishëm për të ruajtur energjinë gjatë ditës, proteina të pastra – vezë, kos grek, gjizë ose mish i lehtë për të qëndruar të ngopur më gjatë. Karbohidrate komplekse – Tërshërë, buka integrale ose oriz integral për energji të qëndrueshme. Perime & fruta me fibra – Domate, kastravec, spinaq, mollë, dardhë për tretje të mirë. Ujë dhe qumësht – Për hidratim dhe mbajtje të elektroliteve. Arrë & fara – Bajame, fara liri ose fara chia për yndyra të shëndetshme dhe energji”, tregoi nutricionistja.
Isufi tha gjithashtu që për syfyr të shmangen ushqimet shumë të kripura ose shumë të ëmbla, sepse mund të shkaktojnë etje gjatë ditës.
Në përgjithësi, agjërimi mund të ketë përfitime të mëdha për shëndetin kur praktikohet në mënyrë të kontrolluar dhe të mbikëqyrur, por gjithmonë është mirë të konsultoheni me një mjek para se të filloni një regjim agjërimi, veçanërisht nëse keni ndonjë problem shëndetësor.
Ndryshe, muaji i Ramazanit ka nisur të shtunën më 1 mars dhe zgjat deri më 29 mars, ndërsa të dielën e 30 marsit besimtarët mysliman festojnë Fitër Bajramin./Arbresh.info/Kujtesë Berisha
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...
Putin paralajmëron nga Nju Delhi: Zgjerimi i NATO-s kërcënon...
Ambasada gjermane: Kosova ka nevojë urgjente për qeveri funk...
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...