Mbrëmja e së mërkurës jo vetëm për familjen Zuka, por edhe për fshatin Pozhoran e Komunën e Vitisë ishte e kobshme.
Fatkeqësisht atje ndodhi një vrasje e katërfishtë e familjes Zuka rreth orës 18.00 e cila kishte ardhur për pushime nga diaspora dhe dyshohet se kryefamiljari vrau së pari gruan dhe dy djemët e tij dhe me pas edhe veten.
Pas marrjes se këtij lajmi të rëndë nga familjarët, organet e ndjekjes dhe hetuesisë, kanë dalur në vendin e ngjarjes për të hetuar rreth kësaj vrasjeje të rëndë, ku u shua një familje.
Pas kryerjes së hetimeve nga ana e prokurorisë e policisë për rrethë pesë orë janë tërhequr trupat e pajetë, të cilët janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë.
Me hetimin e rastit po merret kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit Arben Kadriu, por I cili nuk ka dashur të flas rreth ecurisë së hetimeve dhe zbardhjen e ngjarjes se si erdhi tek vrasja .
Nga ana tjetër Remzi Azemi, shef i sektorit te hetimeve rajonale në Gjilan, tha për “Syri. net” se akoma nuk kane arritur ta zbardhin arsyen e rastit të vrasjes se katërfishtë .
Sipas tij dyshohet se vrasja është kryer nga kryefamiljari i cili dyshohet se së pari ka vrarë gruan, pastaj dy fëmijët dhe në fund në oborrin e shtëpisë së tij i ka dhënë fund edhe vetës së tij.
Këto janë informacionet e para, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Ne jemi ende në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk kemi arritur të zbardhim motivet e kësaj ngjarje , mirëpo hetuesit po vazhdojne me gjetjen e dëshmitarëve / familjarëve që kanë njohuri rreth ngjarjes , nuk kemi njohuri se ndonjë dëshmitarë ka qenë gjatë këtij vrasjeve në shtëpi”, tha Azemi.
Ai tregoi se kjo familje nuk ka pasur ndonjë rast penal në polici, derisa akoma nuk kanë arritur të kuptojnë se a kanë pasur ndonjë vepër penale në vendin ku jetonin e vepronin.
Derisa jozyrtarisht dyshohet se vrasja ka ndodhur pas një grindjeje familjare.
Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për president
“A je emër konkret për president”, Konjufca qesh, s’përgjigj...
I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedo...
“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për ...
Raportohet se VV-ja tash po e diskuton Andin Hotin si altern...
NATO-ja rrëzon një raketë balistike iraniane të lëshuar drej...