Titujt e ballinave të gazetave të Serbisë janë të okupuara me tematikën e Kosovës, ndoshta thënë më mirë – me spekulime e propagandë.
B92 , duke paralajmëruar gazetat e së enjtes, bën të ditur se “Vecernje novosti” me titullin e ballinës njofton se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 15 shtator o të bisedojë me Putinin për “zgjidhjen e çështjes së krahinës jugore”, e cila është karakterizuar vetëm si Kosovë (jo Kosovë e Metohi, siç e quajnë serbët).

“Kurir” flet për “5 skenarë për Kosovën”, ndërsa tabloidi tjetër, “Alo” shkon më së largu me propagandë. Me titullin “Lufta e shqiptarëve për shkak të ndarjes së Kosovës” dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin e karakterizon si “njëri i Turqisë”, ndërsa kryeministrin Ramush Haradinaj si “lojtar i Amerikës”.
“Informer”-i po ashtu merret me teori konspiracioni, dukethënë se “masonët thonë se Kosova është Serbi”, si edhe se Dacici ka thënë se “Amerika e do ndarjen e Kosovës”.

Evakuohen të infektuarit me hantavirus/ Operacioni në Spanjë...
Rikthehet në operim Njësia A4 e TC Kosova A
Rama: Shqipëria më afër se kurrë integrimit në BE, PS duhet ...
Hykmete Bajrami kërkon subvencionim të plotë të zinxhirit të...
Pas protestës së fermerëve, Qeveria shton kontrollet në sekt...
Një rrjet miliardash në Ballkan dhe një mungesë që bie në sy...