Shtyllat elektrike të rrëzuara në oborre, banorët e Breznes ndihen të rrezikuar

09:33 | 12 Dhjetor 2021
Përparim Bublaku

Reshjet e borës dhe erërat e forta, kanë rrëzuar disa shtylla elektrike në fshatin Brezne të Dragashit.

Banorët e këtij fshati kanë thënë se përveç mungesës së energjisë elektrike këto shtylla janë edhe rrezik për ta.

Muvledin Krasniqi nga ky fshat i cili dikur ka qenë edhe zëvendësministër, ka thënë shtyllat janë në këtë gjendje që 6 orë dhe ende nuk ka intervenim nga KEDS-si./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale