Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë për në seancën e ardhshme votimin e rekomandimeve nga interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj lidhur me rastin e Astrit Deharit, raporton arbresh.info.
Ky vendim u mor pas kërkesës së shefit të GP të VV-së Glauk Konjufca i cili tha se deri në lirimin e shtatë deputetëve të tyre kjo pikë nuk mund të trajtohet.
Konjufca më seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se për shkak të seancës së kaluar ku u votua demarkacioni dhe për shkak të arrestimit të deputetëve janë pamundësuar kushtet për të votuar sepse u mungojnë shtatë deputetë.
“LVV kërkon lirimin e tyre menjëherë dhe konsiderojmë që kjo pikë e rendit të ditës nuk mund të trajtohet deri në lirimin e tyre”, ka thënë ai./Arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1732828570115561/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...