Masa për izolim 7 ditësh për personat që kthehen nga Shqipëria nuk do të votohet sot.
Kjo masë është shtyrë për mbledhjen tjetër të qeverisë së Kosovës.
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi për arbresh.info, tha se kjo masë nuk mund të votohet sot pa u koordinuar edhe me Ministrinë e Shëndetësisë në Shqipëri.
“Pritet me u taku sot ose nesër me Ministrin e shëndetësie në Shqipëri Në masa të cilat do t’i votojmë sot nuk do të jetë pjesë e këtij vendimi kjo masë”, tha zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi për portalin arbresh.info.
Balaj-Halimi tha se ka qenë kundër këtij vendimi të njëanshëm të Kosovës pa biseduar edhe me përfaqësuesit e Shqipërisë./arbersh.info/