Është shtyrë për në orën 14:00 seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasniqit, e cila ishte paraparë të nis nga ora 13:00 në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Seanca siç mëson Arbresh.info seanca është shtyrë me kërkesë të gjyqtarit të rastit, Sabit Sadikaj.
Krasniqi në këtë rast akuzohet për kanosje ndaj Shkumbin Mehmetit.
Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 31 tetor 2019, më 18 prill 2019 në rrugën prej Burgut të Sigurisë së Lartë në Gërdoc të Podujevës, në drejtim të Prishtinës, tani i akuzuari Bedri Krasniqi me qëllim të frikësimit apo shkaktimit të ankthit, e ka kanosur me fjalë të dëmtuarin Shkumbim Mehmeti gjatë transportimit të tij për në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sot mbahet seanca për fjalën përfundimtare ndaj Bedri Krasniqit
Princi Harry vizitë në Kiev, kërkon nga Putini të ndalë luft...
BE-ja miraton zyrtarisht kredinë për Ukrainën dhe paketën e ...
Kuvendi nesër mban dy seanca
Mbahet seanca ndaj të akuzuarës për spiunazh Jelena Gjukanov...
Sonte Trepça-Peja, përballje e zjarrtë në gjysmëfinale të pl...
Ushtarët çekë, moldavë dhe italianë të KFOR-it patrullojnë n...