Deputetët e Kuvendit kanë shtyer për nesër votimin e rekomandimeve të dala nga debati lidhur me fatin e veprimtarit Ukshin Hoti, pasi u kërkua që këto rekomandime të harmonizohet me rekomandimet e vitit 2012.
Në debatinë që zgjati disa orë, deputetët thanë se për fatin e të pagjeturëve ndonëse diskutohet tash një kohë të gjatë, Kosova vazhdon të ketë numër të madh të të pagjeturve, ndër ta edhe veprimtari i shquar Ukshin Hoti.
Deputetët thanë se tashmë dihet se ku ndodhet Hoti, por që po mungon vullneti që të paktën të kthehen eshtrat e tij dhe ta ketë një varrë në vendin e tij.
Deputetja e PDK-së Mexhide Mjeku-Topalli paraqitit rekomandimet e dala nga Peticioni i qytetarëve të Rahovecit, kërkoi nga deputetët që të bëjnë më shumë presion te ekzekutivi dhe organet tjera kompentet që ushtrojnë trysni më të madhe mbi Beogradin për të bërë të mundur zbardhjen e fatit të të pagjeturëve.
Rekomandimet e dala nga ky peticioni ishin që : Qeveria e Republikës së Kosovë në bisedimet Kosovë- Serbinë të kërkoj që brenda gjashtë muajve të përfshihet në agjendën e bisedimeve zbardhja e fatit të personave tëe pagjetur dhe në raportin për rezultate dhe sfidat në këtë process të njoftohet kuvendi I Kosovës.
Rekomandimi i dytë qeveria e Kosovës të siguroj fonde për funksionalzimin e mekanimzave përkatës profeisnal, teknik, për punën më efektikve opër identifikimin e mbetjeve mortore dhe për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur.
Rekomandimi tre subjektet bartëse të politikës parlamentare dhe të jashtme të Kosovës në agjendat e takimeve me përfaqësuesit e OKB-së, BE-së, të shteteve me ndikim në marrëdhëniet ndërkombëtare të fuksojnë në mënyrë të vecnat ëdhe me prioritet zbardhjene fatit mtë pëersonave të pagjetur , në dritën ezbatimit të këtyre rekomandimve dhe në zbatimin e tyre dhe për këtë ta njoftojnë kuvendin e Kosovës në baza gjashtë mujore. Të gjithë bartësitë e detyrave në bazë të këtyre rekomandimeve t’i çasen në mënyrë të vecantë zbardhjes së fatit të magjistrit Ukshin Hotit për shkak të rrethanës së zhdukjes së tij, të planifikuar nga strukutar komanduese ushtarake të shtetit serb dhe drejtoria e burgut të Dubravës në Istog.
Ndërsa Flora Brovina nga radhët e PDK-së tha se duhet të hyj si rekomandim që Prokuroria e Shtetit të ngirsë padi për personat e zhdukur individualisht ose si grup i zhdukur.
E Visar Ymeri tha se me kthimin e kësaj cështje dhe me diskutimin e saj cështja e të pagjeturëve vetëm sa po degradohet edhe mëtej prandaj një gjë e tillë sipas tij është e papranueshme.
Ndërsa Arsim Bajrami ka thënë se këtij problem duhet t’I qasemi jo vetëm me retorik por me vendosmëri të vazhdueshme. Kjo sipas tij duhet të bëhet përmes tre hapave.
Pas diskutimeve dhe propozimeve të shumta me kërkesë të deputetit Glauk Konjufca u vendos që të bëhet harmonizim i këtyre rekomandimeve me ato të vitit 2012, duke shtyer kështu votimin e tyre për seancën e neserme.
Ndryshe peticionin për zbardhjen e fatit të profesor Ukshin Hoti e kanë nënshkruar rreth 13 mijë qytetarëve të komunës së Rahovecit.
– See more at: http://www.kosovapress.com/sq/nacionale/shtyhet-per-neser-votimi-i-rekomandimeve-per-ukshin-hotin-41871/#sthash.D2XtXJgj.dpuf
Supremja shpall të paligjshme nenet që obligojnë pensionistë...
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarr...
Dëmtohet Gjimshiti, pritet t’i humbasë disa ndeshje të...
Prizren: Arrestohen tre persona për tentativë të ndotjes së ...
Pensionohet Terence Crawford, njëri nga boksierët më të mëdh...
Osmani takohet me Antonio Costan, kërkon heqjen e të gjitha ...