Zllatan Elek, Kryetar i Listës Serbe është ftuar për intervistim në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në lidhje me barrikadat e vendosura në vitin 2022 në veri të Kosovës.
Intervistimi i tij është shtyrë për një ditë tjetër, pasi kështu kërkoi mbrojtja e tij.
“Intervistmi i z.Elek është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes për një datë tjetër, për arsye shëndetësore të avokatit të z.Elek” – ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Lutapër Arbresh.info.
Ndryshe, ditë më parë u dorëzua aktakuzë ndaj Slavko Simiq për situatën e njejt, aty ku kishte edhe sulme ndaj zyrtarëve të policisë, KFOR-it e gazetarëve./Arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...