Dezinsektimi hapësinor është një proces që Komuna e Prishtinës e bënë për çdo vit.
Ky proces mendohet të fillojë nga muaji maj dhe të mbarojë në fund të shtatorit, në të gjitha lagjet e kryeqytetit.
Mirëpo, këtë vit ka pasur vonesa dhe për këtë, drejtori i Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, Izet Sadiku për Arbresh.info ka treguar arsyen e këtyre vonesave.
Sadiku ka thënë se dezinsektimi ka qenë e planifikuar të fillojë më 29 maj, por për shkak të reshjeve atmosferike, ky proces është shtyrë.
Ai ka treguar arsyen se pse bëhen ky dezinsektimi për çdo vit.

Sipas tij, ky proces ka për qëllim që t’i parandalojë sëmundjet ngjitëse që bartin insektet gjatë stinës së verës.
“Mjetet e dezinsektimit kanë për qëllim largimin e insekteve për largimin e sëmundjeve ngjitëse, të cilat mund të jetë bartëse gjatë periudhës të verës. Kemi pasur plan që të fillojmë me 29 maj, mirëpo kemi marr një informatë prej Institutit Meteorologjik që do të jetë tërë java me shi dhe kjo javë do të jetë kështu. Po presim që në javët në vijim që të rregullohet koha dhe të fillojmë me procesin”, tha Sadiku.
Drejtori i Shëndetësisë për Komunën e Prishtinës ka theksuar se për kryerjen e këtij procesi qëndron një ekip e madhe, rreth 30 punëtor të cilët lëvizin në terren dhe bëjnë dezinsektimin në të gjitha lagjet.

Po ashtu, ai ka bërë të ditur se në këtë proces janë futur në kontratë dhe dy fshatrat e Prishtinës, Mramori dhe Rimanishtja.
“Ky proces përfshin gjatë ditë i përfshinë të gjitha lagjet e kryeqytetit, po ashtu janë përfshirë edhe dy fshatra të cilat nuk kanë qenë në kontratë, Rimanishtë dhe Mramori. Njoftojmë një ditë para se kur fillon dezinsektimi. Ai do të filloj si proces gjashtë ditore, gjashtë herë gjatë verës, fillon pas orën 20:00”, tha ai.

Megjithëkëtë, Sadiku nuk ka dhënë ndonjë datë të caktuar se kur do të fillojë dezinsektimi, duke thënë se kjo varet nga moti
Ndryshe, kur të nis procesi i dezinsektimit pritet të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 20:00 deri në orën 23:30/Arbresh.info/ Diellza Gashi/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...