Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, përmes këtij njoftimi, njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës (duke përfshirë edhe përfituesit e skemave të kategorive të luftës), se shtyhet afati i lajmërimit për konfirmim në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.
Për shkak të pandemisë dhe evitimit të grumbullimit pranë sporteleve të administratës pensionale, pensionistët nuk janë të obliguar të lajmërohen dhe nuk do të suspendohen nga pagesa.
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, tha se me qëllim të ruajtjes së shëndetit të pensionistëve kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021. “Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë date. Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, ka nënvizuar ministri Reçica në njoftimin publik për mediet e vendit./arbresh.info/
Vesa Vllasaliu publikon videon e parë të Mirlind Dakut me va...
Murati: Mbështetje për fëmijë dhe sektorin privat që në fill...
Humb jetën në QKUK këmbësori i aksidentuar në Fushë-Kosovë
Armand Duka: Jemi më të mirë se Kosova
Aktakuzë ndaj zyrtarit të Doganës në Vërmicë për keqpërdorim...
Sladan Trajkoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte n...