Ministria e Ekonomisë ka njoftuar se është shtyrë afati i aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje për ndërmarrjet mikro të vogla dhe të mesme me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Sipas njoftimit, thirrja për këtë fazë do të jetë e hapur deri më 31 janar të vitit 2024, shkruan Arbresh.info.
“Aplikoni për pajisjet efiçiente për ngrohje:Pompa termike subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Kondicioneri/ klima efiçiente subvencionohet me 20% të vlerës investive dhe deri në 1,000€, Kaldaja me biomasë (dru, pelet, briket) subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 2,000€, Stufa individuale me biomasë subvencionohet me 40% të vlerës investive dhe deri në 500€.’, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndërsa ndërmarrjet në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohen me 5% më shumë, bën të ditur ministria e Ekonomisë./Arbresh.info/
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...
Shkodër: Vdes në burg i dënuari me 25 vjet për vrasjen e gru...
Abelard Tahiri kërkon të mos jetë në dhjetëshen e parë të li...
“Nëna të ka vdek ti viktimizohesh”, Labinoti akuzon Elijonën
Prokuroria jep detaje për vdekjen e 45-vjeçarit në QKUK
Ky është personi që humbi jetën në QKUK, ishte i dyshuar për...