Nga muaji mars deri në muajin prill, furnizimi me energji elektrike është shtrenjtuar për 2.5 për qind.
Por në anën tjetër furnizimi me dru zjarri për ngrohje është liruar për -5.3 për qind në krahasim me muajin paraprak.
Hulumtimi i ASK-së për vitin 2015 bëri të ditur se 99.8 për qind e territorit mbulohet me energji elektrike dhe 70 për qind e banesave përdorin drurin si lëndë djegëse për ngrohje.
Përkundër se në muajin prill Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) nuk pësoi ndryshime në krahasim me muajin paraprak, KALLXO.com vëren se çmimi i energjisë elektrike ka shënuar rritje për 2.5 për qind në muajin prill.
“Ngritje e lehtë e çmimeve vërehet te nëngrupet: pemë (1.1%); ujë mineral, pije joalkoolike, lëngje nga pemët dhe perimet (0.4%); energji elektrike (2.5%); përdorimi i pajisjeve për transportin personal (0.5%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1% në IHÇK”, thuhet në indeksin e ASK-së.
ASK-ja thotë se ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e lehtë e çmimeve te nëngrupet: perime -1.7 për qind; dru zjarri për ngrohje -5.3 për qind, me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0.1 për qind në Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit.
KALLXO.com shkroi për të dhënat e ASK-së të cilat treguan se 70 për qind e banesave në Kosovë përdorën drurin për ngrohje.
Të dhënat për muajin e parë të këtij viti flisnin për një rënie të çmimit të energjisë elektrike si rezultat i vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për tarifat e energjisë elektrike./kallxo.om/
Tragjedia në kantonin e Fribourgut: Të gjitha viktimat e zja...
Kushtetuesja e Maqedonisë V. refuzon përdorimin e shqipes në...
Parashikimi i motit për të enjten
Parlamenti Europian miraton raportin pro-zgjerimit të BE, Sh...
Valverde: Nuk e kam përjetuar këtë ndjenjë që një kohë të gj...
Operacionet në Iran do të ulin çmimet e naftës, thotë Trump