Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, respektivisht Këshilli Qendror Grevist njofton se greva ka filluar në ora 07:00 ashtu siç ishte planifikuar në të gjitha institucionet shëndetësore të Kosovës.
Sipas FSSHK-së deri më tani të gjithë punëtorët i janë përgjigjur grevës së përgjithshme, ndërsa nga QKMF–Shtime janë informuar nga nënkryetarja e sindikatës në këtë qendër Shehrije Morina se ka ndodhur një incident ku një qytetar ka thyer një xham në laboratorin e kësaj qendre mjekësore, me të cilin rast tani është duke u marr Policia e Kosovës.
“Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës do të ju mbajë të informuar lidhur me mbarëvajtjen e Grevës. Njëherit kërkojmë mirëkuptimin nga ana e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagimin e FSSHK-së.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë