Institucionet e shtetit kanë dështuar të ndërhyjnë në monumentin në qendër të Prishtinës, i shpallur 16 muaj më parë objekt që rrezikon qytetarët e i rrethuar me shirit tash e 8 muaj.
Projekti për atë që është quajtur ndërhyrje emergjente në Shtëpinë e Musli Hoxhës është bllokuar në mungesë të një marrëveshjeje me pronarët.
Qysh në qershor të vitit 2016, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, monumentin në rrugën “Luan Haradinaj” bashkë me 12 të tjerë në kryeqytet i futi në listën e “objekteve me rrezikshmëri të lartë”.
Në ditën e parë të shkurtit, Komuna e Prishtinës e rrethoi me shirit duke bllokuar ecjen në afërsi të tij. Më pas ishte rrethuar edhe me llamarinë.
Por asnjëri prej institucioneve qoftë qendrore apo lokale nuk kanë një zgjidhje për objektin që shteti e mbron si aset të trashëgimisë kulturore nëpërmjet Listës së trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme. QRTK-ja nuk është lejuar nga familja Hoxha që gjatë qershorit të këtij viti të ndërhyjë në këtë objekt për ta parandaluar shembjen e tij.
Përderisa familja insiston që shteti të bëjë një zgjidhje sa i përket çështjes së banimit të tyre, QRTK-ja bashkë me Ministrinë e Kulturës prej asaj kohe nuk kanë bërë tjetër hap. Sipas asaj që shihet, shtëpia e ndërtuar më 1927 mund të shembet në çdo kohë pasi muret e saj janë çarë dhe pjesa ballore ka anuar në drejtim të rrugës .
Tërmet i fuqishëm godet Indonezinë, një person mbetet i vdek...
Rikthehet Superliga e Kosovës këtë javë me orar të ri
Macron kërkesë direkte Trumpit: Bëhu më serioz në çështjen e...
I akuzuari dënohet me 4 muaj burg për kanosje pas konfliktit...
Kurti në 45-vjetorin e demonstratave të ’81-shit: “Kosova Re...
Mircea Lucescu largohet nga kombëtarja e Rumanisë, pasi dësh...