Shtetasit të Shqipërisë ia djegin veturën në Prishtinë

09:48 | 12 Maj 2023
Emir Abduramani

Një shtetasit të Shqipërisë i është djegur vetura në orën 3 të mëngjesit të së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, shkaqet e djegies së veturës nuk dihen ende, teksa rasti po hetohet.

“Prishtinë 11.05.2023 – 03:20. Ankuesi shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se në podrumin e një banese është djegur vetura e tij. Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime”, thuhet në raport./Arbresh.info