Një shtetas turk është ndaluar për intervistim nga Policia e Kosovës.
I dyshuari tha se nga Turqia po vinte kinse për të transportuar mallra në shtetin e Kosovës, shkruan arbresh.info
Por të njëjtit në veturën e tij i janë gjetur dy marokien pa dokumente të identifikimit.
Po ashtu policia raporton se vetura me të cilën ky person po tentonte të kontrabandonte migrantë ishte në pronën e një kompanie kosovare.
SPK. Hani i Elezit 08.05.2022-22:30. Një mashkull Turk Shtetas i Turqisë i cili ishte me kamionin e tij me rimorkio, me targa të Kosovës -pronë e një kompanie kosovare dhe i cili vinte me mallra nga Turqia është kontrolluar nga zyrtarët policor dhe në rimorkio janë hasur dy persona Marokien pa dokumente te identifikimit. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësite relevante. Po ashtu lidhur me rastin mbetet që i dyshuari së bashku me pronarin e kompanisë të paraqiten për intervistim, thuhet në raport. / arbresh.info/
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...
Ndalohet furgoni me dru pa dokumente përcjellëse në Viti
50 aksidente brenda 24 orëve, policia shqiptoi mbi 1700 gjob...
Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arr...