Katër automjete janë përfshirë në një aksident trafiku të mërkurën në Leposaviq.
Sipas Policisë së Kosovës, aksidenti është shkaktuar nga një shtetas i Serbisë, i cili po drejtonte një kamion dhe ka goditur automjetet e tjera që po lëviznin në të njëjtin kah.
Si pasojë e përplasjes, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe një pasagjer kosovar në njërën nga veturat e përfshira në aksident.
“Rr. Nacionale, Mitrovicë-Leposaviq /03.12.2025 – 11:20. Ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër automjete. I dyshuari shtetas i Serbisë, derisa ishte duke drejtuar automjetin-kamion, ka shkaktuar aksidentin duke goditur automjete të cilat ishin në kahje të njëjtë të lëvizjes. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjeri kosovarë në njërën nga veturat e përfshira. I dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër