Sot mbushen shtatë vjet qysh kur u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Jonuz Musliu.
Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë.
Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.
Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.
Jonuz Musliu ndërroi jetë në moshën 58-vjeçare./rtk
Hamza: Nuk ka marrëveshje për kandidat për president, të tje...
Haliti: Deri tani janë përmendur 4-5 kandidatë për president
“A je emër konkret për president”, Konjufca qesh, s’përgjigj...
I kërkuar për vrasje, Kosova ekstradon një shtetas të Maqedo...
“Jam kureshtar aq sa ju”, Kurti u përgjigjet gazetarëve për ...
Raportohet se VV-ja tash po e diskuton Andin Hotin si altern...