Në aksidentin që ndodhi dje rreth orës 11:30 në magjistralen Mitrovicë-Pejë, shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, sipas të cilit, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
“Dje në ora 11:30 në magjistralen Mitrovicë-Pejë një veturë udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtatë persona janë lënduar. Viktimat janë dërguar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës për trajtim mjekësorë. Ndërsa njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Nesër afati i fundit për presidentin – si u përplasën të die...
“Vrasja për hakmarrje, pretendim i pavërtetë”, familjari i v...
U.d. Presidentja Haxhiu shpreh solidaritet me popullin ameri...
Hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitr...
Kuvendi sot mban seancë
Haxhiu dhe Kurti sot bëjnë bëjnë nderime pranë Monumentit de...