Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Zahaq të Pejës, ku janë përfshirë tri vetura.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Pejës.
Ai gjithashtu njoftoi se katër nga të lënduarit janë liruar, ndërkaq tre janë ende në spital, për trajtim të mëtejshëm.
“Rreth orës 17:28, policia është njoftuar për një aksident në Zahaq të Pejës, në magjistralen Pejë-Prishtinë”. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ku shtatë persona janë dërguar në emergjencën e Spitalit rajonal në Pejës. Katër janë liruar, tre kanë mbetur për trajtim të mëtejshëm. Sipas mjekut kujdestar, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, konfirmo Gashi./Arbresh.info/
Valverde flet fjalë të mëdha për Arda Gulerin
Një tërmet i fuqishëm godet Kilin, sa ishte magnituda
A janë të sigurta rrezet X dentare?
Cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë?
Conceicao: Unë marr përgjegjësinë e plotë për këtë humbje
Time Kadrijaj konfirmon se i ka fituar votat për deputete ed...