Policia e Kosovës ka njoftuar se shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në orët e mbrëmjes në fshatin Osek të Gjakovës mes dy veturave.
“Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura të cilat i drejtonin dy të dyshuar K/meshkuj (njëri shqiptar dhe tjetri rom). Si pasojë e aksidentit lëndime në të dy veturat kanë pësuar shtatë pasagjer prej të cilëve njëri nga ta për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK, ndërsa të tjerët janë duke u trajtuar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raport.
Sipas policisë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...
Ndërron jetë në moshën 80 vjeçare trajneri Mircea Lucescu