Policia e Kosovës ka raportuar për shtatë raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.
Në raportin ditor të PK-së thuhet se dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë, dhe nga një rast në Obiliq, Prishtinë, Podujevë, Graçanicë dhe Klinë, shkruan Arbresh.info.
“Fushë Kosovë / 14.06.2025-08:30. Është arrestuar e dyshuara f/k nën dyshimin se e njëjta ka sulmuar fizikisht për motive xhelozie ish-bashkëshortin e saj m/k me të cilin jetojnë në një banesë. Viktima ka pësuar lëndime. Në konsultim me prokurorin, e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.”
“Obiliq 14.06.2025, 15:00. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht prindërit e tij . Viktimat dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”
“Prishtinë 14.06.2025, 17:50. I dyshuari m/k me shtetsi te huaj dyshohet se nën ndikim të alkoolit e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten, viktimën f/k . Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është shoqëruar në stacionin policore dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
“Fushë Kosovë 14.06.2025, 15:50. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull m/k. Rasti nën hetime.”
“Podujevë 14.06.2025, 22:00. Pas një mosmarrëveshje viktima f/k dyshohet se është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari m/k. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.”
“Graçanicë 14.06.2025, NN. Dyshohet se viktima f/k, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari m/k. I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”
“Klinë / 13.06.2025 – 16:00. I dyshuari m/k dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila si pasojë ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit viktima me dëshirën e saj është kthyer në shtëpinë e bashkëshortit, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...