Policia e Kosovës bën të ditur se shtatë fishekë ju gjetën të dyshuarit që plagosi personin në Vushtrri.
Mbrëmjen e së hënës, është raportuar për një rast plagosje me armë zjarri, ku viktima mashkull kosovar kishte pësuar plagë në këmbë të cilën ia kishte shkaktuar i dyshuari mashkull kosovar.
“Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës për tretman mjekësor, ndërsa në stacionin policor është vetë dorëzuar i dyshuari i cili kishte dorëzuar një pistoletë e tipit TT me një karikator me shtatë(7) fishekë”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë./arbresh.info/
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...