Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me Klinikën Infektive, Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike dhe Ministrinë e Shëndetësisë, në vazhdimësi po merren me menaxhimin, kujdesin dhe parandalimin e rasteve me fruth.
SHSKUK ka lëshuar një komunikatë, pasi sot nga fruthi ka vdekur edhe pacienti i dytë, një 37 vjeçar, që paraprakisht ishte diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera.
“Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm nga stafi i Klinikës Infektive dhe reanimimit në kujdesin intensiv të kësaj klinike, nuk kishte arritur të mbijetonte”, ka bërë të ditur SHSKUK.
“Ekipet mjekësore të Klinikës Infektive janë nën kujdes 24- orë të vazhdueshëm për të ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e paraqitur si të dyshuar me fruth dhe raste e tjera të konfirmuara nga laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, ka njoftuar SHSKUK, nëpërmjet komunikatës.
SHSKUK ka theksuar se furnizimi me barna për këtë klinikë është i mirë, pas reagimit që ka bërë Ministria e Shëndetësisë, e cila poashtu, në koordinim të plotë me Bordin Drejtues, menaxhmentin e SHSKUK-së dhe Institutin Kombëtarë po përcjellë në vazhdimësi gjendjen.
Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në vazhdimësi, përmes departamenteve përkatëse, po merret me çështjen e vaksinimit dhe këshillimit të qytetarëve në terren përmes ekipit qendror dhe ekipeve tjera rajonale, ka njoftuar SHSKUK.
Rusia bombardon Kievin me raketa balistike, plagosen një gru...
Ronaldo thyen heshtjen pas bojkotit dhe zbulon të ardhmen e ...
Hyri ilegalisht në Kosovë nga Serbia, policia ndalon një per...
Arrestohet i dyshuari për fajde në Rahovec
Vidhen 70 euro nga një objekt fetar në Graqanicë
Theret me thikë një person në Lipjan, arrestohet i mituri