ShSKUK pranon donacion mbi 2 milionë euro

15:39 | 14 Janar 2021
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës( ShSKUK), ka përfituar një donacion në pajisje mjekësore në vlerë mbi 2 milionë euro.

Ky donacion është dhuruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës Federale të Gjermanisë.

Donacioni ka në përbërje, pajisje dhe produkte mjekësore.

Valbon Krasniqi, u.d. drejtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, tha se secila pajisje do të ruhet e mirëmbahet.

“Pandemia na ka bërë familje të madhe që bashkë ta mundim këtë të keqe. Këto pajisje dhe shumë të tjera janë ndihma më e mirë e zyrës së OBSh-së dhe e miqve tanë. Ky donacion përfshinë 200 ventilatorë.​ 140 prej tyre janë për herë të parë në Kosovë, me këto pajisje e bëni punën tonë më të sigurt. Jemi falënderues për ndihmë që i keni ofruar popullit tonë. Secila pajise do të ruhet e mirëmbahet sa më shumë që të jetë e mundur”, u shpreh ai.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se ndihma e shteti që përfaqëson do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ai ka bërë thirr që të respektohen masat anti-Covid, duke shtuar se virusi është ende kërcënues.

“Gëzohem që pata rastin të kthehem këtu në një mjedis shumë familjar. E gjithë Evropa po përjeton një valë të dytë të virusit dhe askush nuk është i sigurt kështu vetëm të bashkuar do të arrijmë ta menaxhojmë. Qeveria e Gjermanisë është e lumtur që ka mundësi të ndihmojë Kosovën me 100 ventilatorë në luftën kundër Covid-19” përfundoi ai.

Armend Zemaj, ministër në detyrë i Shëndetësisë, ​ me këtë rast ka falënderuar qeverinë gjermane për ndihmën e dhënë duke shtuar se këto pajisje do të lehtësojnë punën për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ky është donacioni i radhës i miqve të Kosovës i partnerëve tanë, qeverisë gjermane. Ky donacion përmban shumë pajisje në vlerë prej 2.17 milionë euro më fokus luftën kundër Covid-19”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara