Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në kohë rekorde për dallim nga vitet e kaluara, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po bëhet diagnostikimi i meningjitit.
SHSKUK thotë se kjo u bë e mundur falë rritjes së kapaciteteve diagnostike moderne, ku tashmë rezultatet për pacientët kryhen brenda ditës.
Më parë duhej kohe deri në 5 ditë, që të marrin rezultatet dhe të kuptonin shkaktarët e meningjiteve.
“Diagnostikimi i shpejtë parandalon përdorimin e antibiotikëve të spektrit të gjerë, duke ruajtur kështu shëndetin e pacientit, duke racionalizuar përdorimin e antibiotikeve.Trajtimin i meningjiteve është kompleks dhe kërkon trajtim multi-diciplinare”, thuhet në njoftim.
Tashmë, pacientëve të dyshuar për meningjit, ju bëhet në kohë të shpejtë edhe ekzaminimet imazherike, si CT , MRI, ultrasonografia transfontaleare./Arbresh.info

Hyland: Besoj se do të ketë marrëdhënie pozitive mes Qeveris...
Presidentja e Meksikës kërkon një gjyq të drejtë për Maduron...
KGJK me mungesë gjyqtarësh, sfidë mbetet buxheti i pamjaftue...
Sot festohen Krishtlindjet Ortodokse
Elezi: Sot KQZ vazhdon numërimin e pjesës tjetër nga votimi ...
Mot i vranët dhe me shi