Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), respektivisht Klinika e Neonatologjisë, ka bërë përgatitjet për fillimin e Shërbimit të Transportit Neonatal, një shërbim jetik për foshnjat e porsalindura që kanë nevojë për kujdes të specializuar dhe të menjëhershëm mjekësor.
ShSKUK njofton se ud – drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari , së bashku me dr. Ardian Shefkiun, kanë parë nga afër përgatitjet e fundit që po realizohen nga stafi shëndetësor, transmeton Arbresh.info.
“Përkushtimi i tyre është për t’u vlerësuar, duke dëshmuar angazhimin maksimal për të garantuar suksesin e këtij shërbimi.
Për t’iu përgjigjur nevojave të transportit neonatal, është organizuar dhe realizuar një trajnim i veçantë për stafin shëndetësor, për të siguruar një transport të sigurt dhe efikas për foshnjat në gjendje kritike”, thuhet në njoftim.
“Me këto përgatitje të avancuara dhe angazhimin e lartë të ekipit shëndetësor, pritet që shërbimi i transportit neonatal të nisë nesër nga Klinika e Neonatologjisë, ku do të bëhët transporti për rastet e paracaktuara nga Spitalet rajonale. Ky hap përbën një arritje të rëndësishme për sistemin shëndetësor në Kosovë, duke rritur cilësinë e kujdesit për pacientët më të vegjël dhe më të ndjeshëm. QKUK mbetet e përkushtuar për të avancuar dhe zgjeruar shërbimet shëndetësore, duke u kujdesur për të gjitha kategoritë e pacientëve në mënyrë profesionale dhe me përkushtim të plotë”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...