SHSKUK: 49 pacientë po trajtohen nga Covid-19 nëpër klinikat e QKUK-së

11:14 | 6 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

49 pacientë janë në trajtim mjekësor nga Covid-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

16 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, kurse 33 janë pacientë që po marrin trajtim mjekësor post-Covid.

15 pacientë janë me oksigjeno-terapi dhe 1 në mjekim intensive në gjendje të rënduar shëndetësore.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 3 pacientë

Klinika e Pulmologjisë,30 pacientë, post-covid

Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, 1 pacient

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 1 pacient

Spitali i Ferizajt, 2 pacientë.

Shpërndaje në rrjete sociale