Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e SHSKUK-së ka pranuar një informatë nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës, “dr. Sami Haxhibeqiri”, sipas të cilës, sot nga ora 11:30, kanë filluar të paraqiten në shërbimin emergjent të këtij Spitali, disa persona të dyshuar si raste të helmimit e që kanë kërkuar ndihmën mjekësor.
Nga statistikat zyrtare të Spitalit, rezulton se 116 persona, kryesisht të rinj në moshë, prej tyre edhe nxënës, kanë kërkuar ndihmë mjekësore, me shenja që flasin për një helmim të mundshëm, ka bërë të ditur SHSKUK, nëpërmjet një njoftimi.
Spitali ka angazhuar të gjitha kapacitetet me të gjitha repartet dhe stafin dhe që të gjithëve u është dhënë ndihma mjekësore nga stafi profesional.
Sipas njoftimit nga SHSKUK, nga mjekët kujdestar në Klinikën Infektive raportohet se 3 raste janë transferuar në këtë Klinikë si raste që kanë pasur nevojë të trajtim të mëtejmë dhe janë jashtë rrezikut.
Shumica e rasteve janë liruar nga Spitali i Mitrovicës, por ka ende pacientë që janë në mjekim e sipër.
Emir Azemi i PDK-së i ofron stilolaps me stemën e Kosovës as...
Serwer: Serbia mbetet burimi kryesor i destabilizimit në Bal...
Millan Radojeviq betohet si kryetar i ri i Mitrovicës së Ver...
Betohet edhe kryetari i ri i Graçanicës, Novak Zhiviq
Millosh Peroviq betohet si kryetar i ri i Zubin-Potokut
Gjykata refuzon kërkesën e Besim Kelmendit për masën e sigur...