Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se është diskutuar kërkesa e kryeministrit të Republikës së Kosovës për të mbajtur një seancë të jashtëzakonshme për shqyrtimin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin e ardhshëm, ndërsa shtoi se nuk duhet të dërgohet imazh negativ për Kosovën.
Ai tha se përveç kërkesës së kryeministrit për seancë të jashtëzakonshme, ka edhe një tjetër kërkesë nga 82 deputetë për mbarëvajtje normale të seancave të Kuvendit.
“Është një pikë shumë me rëndësi në interes të gjithë qytetarëve të vendit për arsye se buxheti nënkupton perspektivën ekonomike, investime në infrastrukturë, përmirësimin e jetës së qytetarëve, pagat e punonjësve në sektorin publik, zhvillimin në mënyrë të ndërsjellët edhe në sektorin provat”, tha Veseli.
“Të gjithë jemi dëshmitar të asaj që kemi kaluar. S’duhet të dërgohet imazh negativ për shtetin tonë. Deputetët kërkojnë të kenë kushte për zhvillime normale në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Qëllimi im dhe i shumicës së kryesisë është që të kemi një seancë normale. Por si duket opozita duke qenë e paaftë të përballet me realitetin ka zgjedhur mundësinë e vetme, të cilën po e bënë. Nëse tentohet të bllokohet puna në Kuvend, kjo nuk është e arsyeshme”, ka thënë Veseli.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...