Shqiptari 40 vjeçari, Avni P. nga Austira, shpëtoi fqinjën e tij derisa ajo ishte e rrezikuar nga një hajdut që po tentonte t’ia rrëmbente kuletën e saj.
Avbiu, derisa së bashku me bashkëshorten e tij të shtunën në mbrëmje po pinin kafe në tarracë, dëgjoi një britmë të fort në ndërtesën ku banonin. Pa hezitim, Avniu kërceu mbi lulishte dhe doli me vrap nga ana tjetër e derës së hyrjes. Ai e pa aty se si një mashkull tentonte t`ia rrëmbente kuletën një vajze.
“Unë e pashë vajzën të shtrirë në tokë”, ka thënë Avni P, për gazetën “krone.at”, transmeton “Albinfo.ch”.
Kosovari alarmon menjëherë policinë, por ndërkohë ndjek me vrap edhe hajnin. Me ndihmën e kalimtarëve, rumuni 33 vjeçar arriti të ndalohej derisa policia erdhi dhe e arrestoi. Vajza 25 vjeçare nga lëndimet e marra dhe trauma ishte dërguar për në spital.
Avniu, i cili para 20 viteve kishte ardhur në Austri dhe me shumë angazhim ka ndërtuar një ekzistencë së bashku me bashkëshorten është i shqetësuar me rritjen e krimit në Austri, përcjell albinfo.ch deklarimin e Avniut për mediet austriake. Ai shqetësohet posaçërisht për ata të cilët gjatë natës kthehen nga puna për në shtëpi.
Drogë në bodrumin e një banese në Mitrovicë, pronari në kërk...
Elijona shpërthen në lot, e merr malli për familjen
ShBA-ja ndjek cisternën e tretë të naftës të lidhur me Venez...
VV sot mban tubim në Podujevë, merr pjesë Kurti
Punonjësi i Pallatit Élysée vjedh enët e përdorura nga Macro...
I dyshuar për grabitje në Ohajo, një person tenton të qëlloj...