Në një zjarr ka shpërthyer mbrëmë në një fabrikë në Eichfeld, e për pasojë një person ka marrë lëndime të rënda nga djegia dhe gazi helmues. Zjarri është përhapur edhe në shtëpitë ngjitur ndërsa shuarja e tij, sipas policisë pritet të zgjasë gjatë gjithë natës, shkruan eisfeldernachrichten.de
Shpërthimi i zjarrit ka ndodhur rreth orës 19.30 kur kalimtarët kishin alarmuar zjarrfikësit.
Ndërkohë, dy burra nga Kosova nuk kanë pritur dhe kanë hyrë përmes flakëve të shtëpisë që po digjej prej nga kanë nxjerrë jashtë një banor 69 vjeçar, përcjell albinfo.ch.
Personi i shpëtuar është bartur në një klinikë speciale në Hanover me lëndime të rënda nga djegia dhe nga gazi helmues.
Dy shpëtimtarët, njëri 41 dhe tjetri 44 vjeçar kanë pësuar lëndime të lehta si pasojë e gazit helmues. Ata janë trajtuar në një klinikë në mënyrë ambulantore.
Shuarja e zjarrit po ecën ngadalë për shkak të vjetërsisë së ndërtesave, transmeton albinfo.ch. Pastaj shtëpitë janë ngjitur njëra me tjetrën kështu që flakët vazhdimisht përhapen gjuthandej, ka thënë një zëdhënës policie.
Të lënduar të tjerë nga ky zjarr nuk ka pasur ndërsa lartësia e dëmeve materiale vlerësohet në mbi 100 mijë euro.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...