Një numër i dukshëm i komunitetit shqiptar nga Ana e Malit dhe zyrtarë vendor të Komunës së Ulqinit, të dielën protestuan ndaj pranisë së përfaqësueseve të Kishës Ortodokse Serbe në qytetin e vjetër të Shasit, i njohur për objekte që nga koha ilire.
Mbajtja e liturgjisë nga Kisha Ortodokse Serbe, sipas zyrtarëve vendorë, ishte e paligjshme pasi, sipas tyre, nuk ishte e pajisur me lejen e duhur për veprimtari të tilla.
Përfaqësuesve të Kishës Ortodokse Serbe dhe ithtarëve të tyre, iu ndalua mbajtja e liturgjisë brenda kishës së Shën Gjonit për çka ata ceremoninë fetare e vazhduan para objektit.
Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi, disa herë, ka zhvilluar ceremoni fetare para monumenteve kulturore që i përkasin komunitetin shqiptar në Malin e Zi, raporton “Zëri i Amerikës”.
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër