Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Ragmi Mustafa, ka ftuar institucionet e Kosovës të mos i lënë shqiptarët e Luginës së Preshevës jashtë fazës së re të dialogut Kosovë – Serbi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se tani është momenti i fundit që Kosova ta ngrehë zërin për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve të Luginës.
Sipas Mustafës, krahas zgjidhjes përfundimtare të çështjeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, duhet të zgjidhet edhe problemi i shqiptarëve të Luginës.
“Ne vetëm kërkojmë zbatimin e standardeve që Kosova zbaton për pakicat andej kufirit. Çdo gjë që vlen për serbët atje të vlejë edhe për shqiptarët këtu”, ka thënë lideri i PDSh-së, Ragmi Mustafa./Epoka e Re/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...