Mëngjesin e 28 nëntorit disa paragllajdistë, me flamurin kuq e zi, fluturuan mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Këto momente të jashtëzakonshme i kapi fotografi Sefer Aliqkaj.
“Qielli kuq e zi sot mbi Prekazin Legjendar”, ka ai shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.
Fotografitë e Aliqkajt u shpërndanë edhe nga kryetari i Skënderajt dhe djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari.
“Pamje e jashtëzakonshme dhe madhështore nga fluturimi i paragllajdistëve mbi Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Lavdi dëshmorëve të Lirisë!”, ka shkruar ai.
Në Prekaz, gjatë ditës së sotme, kanë bërë homazhe udhëheqësit politikë dhe shumë qytetarë.
Fotografitë e Sefer Aliqkajt mund t’i shihni më poshtë:

Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë