Gjatë ditës së sotme, mediet raportuan se “Shqipëria nuk mbështet Deklaratën e Përfaqësuesit të Lartë në emër të Bashkimit Evropian, në lidhje me Dialogun Kosovë-Serbi, të datës 19 shtator 2023”.
Referuar burimeve diplomatike, Shqipëria nuk është linjëzuar të martën me deklaratën, e cila është hartuar nga BE dhe për të cilën i është kërkuar mbështetja vendeve anëtare përpara aktit kriminal, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Kosovës.
Burimet bëjnë me dije se arsyeja e këtij qëndrimi është fakti se për Shqipërinë, përgjegjësia e asaj që ka ndodhur nuk qëndron te Kosova.
Për Shqipërinë, qëndrimet në këtë deklaratë nuk janë të përshtatshme për situatën aktuale, ku përgjegjësia është e qartë dhe nuk qëndron tek Kosova dhe përfaqësuesit e saj./atsh
Ndryshime të vogla ditore mund t’ju shtojnë vite jetë, zbulo...
Pesë familje në Britani padisin TikTok-un pas vdekjes së fëm...
Nga përmirësimi i kujtesës te ulja e tensionit, përfitimet b...
Studimi: Kuajt nuhasin frikën e njeriut
Füllkrug hero, Milani mposht Leccen dhe vazhdon ndjekjen e I...
Aksident i rëndë hekurudhor në Spanjë, të paktën pesë të vde...