Kompania “Timak” ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri.
Vetura ishte paralajmëruar para tre javësh nga ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.
Ai pati treguar se ekipi i “Timakut” përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. ??
E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në përshkrimin e videos./Arbresh.info/

‘The Guardian’ shkruan për Kosovën: ‘Hirushja’ e futbollit
Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe ...
Vuçiq lanson edhe një balonë: Sot i mora informacionet, Kurt...
Sonte ndërrohet ora
Rriten çmimet e naftës dhe të benzinës në Shqipëri
Haradinaj kujton masakrën e Izbicës dhe betejat e 28 marsit ...