Shqipëria feston sot 77-vjetorin e Çlirimit

08:27 | 29 Nëntor 2021

Shqiptarët këtë të hënë përkujtojnë 77 vjetorin e Çlirimit nga pushtuesit nazistë të Luftës së Dytë Botërore,

Ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore zhvilloi kryengritje të armatosur kundër pushtimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Ndërkohë në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij. Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944.

Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe.

Në këtë 77 vjetor të Çlirimit pritet që krerët më të lartë të shtetit të bëjnë homazhe tek Dëshmorët e Kombit./abcnews.al

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara