Shqipëria dhe Kosova pritet të kenë një kalendarë të përbashkët të aktiviteteve rinore gjatë viti të ardhshëm, duke e ngritur në këtë mënyrë edhe më shumë bashkëpunimin vëllazëror ndërmjet dy vendeve.
Kështu deklaroi Shpat Kolgega, zëvendësministër i Arsimit dhe Rinisë në Qeverinë e Shqipërisë.
Ai në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK tha se rinia në të dy vendet përballet me të njëjtat sfida, ndërsa sa i përket organizimit, sipas tij, Kosova qëndron shumë më mirë.
“Kosova sa i përket organizimit të qendrave rinore është më mirë, pasi që ne në Shqipëri kemi vetëm tri qendra, në Vlorë, Korçë e Tiranë”, deklaroi Kolgega, i cili nga dita e hënë po qëndron në Kosovë për të parë organizimin e rinisë kosovare gjithandej vendit.
Zëvendësministri shqiptar tha se rinia shqiptare në dy anët ka nevojë për intensifikim të bashkëpunimit, prandaj tha se po punohet që deri në fund të janarit të bëhet kalendari i organizimeve rinore. Ky, intensifikim, edhe i eksperiencave edhe i bashkëpunimit, sipas tij, bazohet në marrëveshje ndërmjet dy ministrive që është arritur më herët. Ndërkaq papunësia, siç tha ai, mbetet brenga e rinisë në të dy vendet./rtk/
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...
Abdixhiku në hapje të fushatës: Ne jemi pasardhësit politik ...