Kosova dhe Shqipëria pritet të finalizojnë marrëveshjen për njohje reciproket të Provimit të Jurispodencës.
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për medie nga ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu dhe homologu i saj nga Shqipëria, Ulsi Manja.
Haxhiu tha se bashkëpunimi me Shqipërinë është shumë i rëndësishëm.
“Ministria e Drejtësisë është e nderuar që ka nisur punimet me Ministrinë e Drejtësisë së e Shqipërisë më qëllim të realizimit të zotimeve tona që lidhen me arritjen e një marrëveshje për njohjen e zbatimit të dënimeve alternative. Si dhe tre nisma tjera të cilave u garantohet reciprociteti në lejimin e ushtrimit të profesionit të avokatit, po ashtu edhe të ndërmjetësuesit si dhe njohja e ndërsjellë e Provimit të Jurispodencës. Prej momentit që kamë marrë detyrën si ministre kam jashtëzakonisht kërkesa dhe jemi dakorduar që këtë proces ta përmbyllim sa më shpejtë”, tha Haxhiu.
Kurse, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, tha se ata janë të vendosur që të zbatojnë marrëveshjet e nënshkruara, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë pengesë që këto marrëveshje të zbatohen./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...