Depuetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti-Selimi në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të 26 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se edhe sot lavdia, madhështia dhe guximi sublim i familjes Jasharajve do të kujtohet me zemrën plot dhe me krenari.
Mehmeti-Selimi u shpreh se Kosova dhe gjithë shqiptarët e mbajnë mend këtë ngjarje më të madhe të kombit, e cila, siç tha ajo, shënon pikën më të lartë të vetëdijës kombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Ndonëse vitet kalojnë, nderimi për Epopenë e UÇK-së nuk është zbehur, përkundrazi kujtimi po mbetet i freskët, e nderimi po rikuptimësohet pambarimisht”, tha mes të tjerash ajo.
“Luftëtarët e lirisë luftuan për lirinë e atdheut, dëshmorët u bënë themeli ynë.”, u shpreh ajo.
Ajo tha se e kemi për detyrë që të mbrojmë lirinë dhe atdheun me çdo kusht.
“Atdheu dhe liria janë amaneti i Adem Jasharit dhe i dëshmorëve të lirisë, këtë amanet duhet të jemi gati ta ruajmë me jetën tonë, kështu e nderojmë vepren e Jasharajve”, tha ajo.
Ai tha se ata na kujtojnë se armiku ka mbetur po i njëjti tash e një shekull.
“Në këto kohë aspak të lehta na duhen mësimet e Ademit dhe Hamzës, për atdheun asnjë kompromis, për atdheun nuk zgjedhim asnjë të keqe, as të madhe dhe as të vogël.”, tha mes të tjerash ajo.
Ndër të tjera, ajo u shpreh se Kosova është në anën e drejtë.
“Sot këtu, në homazhe, në përkujtim do të duhet të ishin ata që luftuan, po rata janë larg. Drejtësia në çdo rast do të triumfojë”, tha mes të tjerash Mehmeti-Selimi.
“Lavdi Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe gjitëh të rënëve ën Epopenë e UÇK-së me 5, 6 dhe 7 mars të 1998, lavdi gjithë dëshmorëve dhe të rënëve për liri. Rroftë për jetë emri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, përfundoi ajo./Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...