Në një moment kur Kuvendi i Kosovës po kalon krizën më të thellë funksionale në historinë e tij të pasluftës, emri i Shqipe Mehmeti-Selimit ka nisur të përmendet gjithnjë e më shumë si figura që mund t’i japë fund këtij bllokimi politik.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila dikur ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po shihet nga disa parti parlamentare si një emër konsensual që do të siguronte mbështetjen e mjaftueshme për zgjedhjen e kryekuvendares.

Janë mbajtur plot 34 seanca konstituive, por asnjë prej tyre nuk ka prodhuar rezultat. Tensionet politike shpërthyen posa Lëvizja Vetëvendosje nguli këmbë në kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, një propozim që u refuzua hapur nga PDK, LDK dhe AAK. Kjo përplasje ka krijuar një ngërç që pengon miratimin e ligjeve jetike dhe funksionimin normal të institucioneve.
Përballë këtij bllokade, disa zëra politikë dhe analistë kanë sugjeruar që Vetëvendosje të ofrojë një emër tjetër. Mes alternativave që qarkullojnë në skenën politike, emri i Shqipe Selimit po gjen mbështetje më të gjerë, madje edhe te partitë që deri më tani kanë qenë më të ashpra në kundërshtimin e kandidaturës së Haxhiut.

“Vetëvendosje duhet ta ndërrojë kandidaten sepse kjo kandidate, Albulena Haxhiu, po shihet që nuk e ka përkrahjen,” deklaroi analistja Magbule Shkodra për Arbresh.info.
“Edhe Shqipe Selimi do të ishte një kandidate që me siguri do t’i merrte votat e mjaftueshme për t’u bërë kryeparlamentare.”
Analisti politik Avni Arifi ndan të njëjtin mendim, duke theksuar se Selimi gëzon respekt të gjerë dhe nuk bart barrën e posteve ekzekutive të katër viteve të fundit, kriter ky që është vendosur si kufi nga disa parti opozitare.
“AAK ka premtuar se do ta votojë nëse kandidon. PDK gjithashtu ka sinjalizuar se është e gatshme të mbështesë një figurë tjetër nga LVV, përveç Haxhiut,” tha Arifi.
Ndryshe, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar të hënën që nëse kandidatja aktuale e LVV-së Albulena Haxhiu nuk i merr votat e mjaftueshme me votim të fshehtë, do ta ndryshoj emrin e kandidatit.
Por kush është Shqipe Mehmeti-Selimi ?
Shqipe Mehmeti – Selimi ka lindur në Gjilan por fëmijërinë e saj e ka kaluar në Gjermani.
Në vitin 1998 kur ishte në moshën 14-vjeçare Selimi së bashku me familjen e saj iu bashka Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku ka luftuar në Zonën Operative të Drenicës ndërkaq, gjatë vitit 1999 ajo luftoi në Zonën Operative të Karadakut.
Selimi as pas përfundimit të luftës nuk hoqi dorë nga mbrojtja e vendit ku gjatë periudhës 2000-2009 shërbeu si pjesëtare e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
Ajo iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje në vitin 2010 ndërsa është e martuar me ish-luftëtarin e UÇK-së, Rexhep Selimin i cili mbahet në paraburgim në Hagë./Arbresh.info/
Shqipe Selimi përfaqëson një figurë me një profesionalizëm të spikatur ushtarak, një arsimim të mirëfilltë dhe një angazhim të gjatë politik në LVV.
Përvoja e saj në strukturat e sigurisë dhe në Kuvend mund ta bëjnë atë një kandidate serioze për udhëheqjen e legjislaturës së nëntë./Arbresh.info/
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...
Moti në Shqipëri
Suedia do të ndërpresë gradualisht ndihmën zhvillimore për 5...
LDK sot mban konferencë për media