Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar për sulmin ndaj autobusit me kosovarë në Serbi që ndodhi sot.
Përmes një statusi në Facebook, ajo gjithashtu shprehet e zhgënjyer që është fshehur një sulm i ngjashëm i ndodhur një javë më parë.
Për sulmin e ndodhur një javë më parë, kishte reaguar Çitaku në rrjetin social duke kritikuar ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por më pas fshiu shkrimin, pasi kompania kosovare mohoi raportimin se autobusi i saj është sulmuar.
Tani ajo thotë se shqetësohet pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi vet ne ata që po i mbulojmë këto
Ky është shkrimi i saj i plotë në Facebook:
Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa. E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë. Pa fjalë.
Vdes Eliot Engel, mik i ngushtë i Kosovës
Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shë...
Kalon projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pë...
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...