Qeveria në detyrë nxori sot vendim për të shpronësuar pronat e paluajtshme që preken nga ndërtimi i autostradës Prishtinë-Hani i Elezit.
Një vendim preliminar për shpronësimin e pronave të paluajtshme nga do të kalojë autostrada Prishtinë- Hani i Elezit është nxjerrë sot nga qeveria në detyrë.
20 kilometrat e parë të kësaj autostrade u lëshuan në qarkullim në ditën e fundit të vitit 2016, ndërsa atëherë nga krerët institucionalë ky lëshim u konsiderua dhuratë e Vitit të Ri për qytetarët.
Autostrada Prishtinë-Hani i Elezit nisi të ndërtohej në qershorin e vitit 2014, e pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti.
Kjo autostradë buxhetit të shtetit pritet t’i kushtojë 600 milionë euro.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...